Filarmonia e Kosovës fton në mbledhjen komemorative të bashkëorganizuar nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës në kujtim të dirigjentit të parë të Kosovës, Prof. Bahri Çela, i cili u nda nga jeta ditë më parë.
Mbledhja komemorative do të organizohet të mërkurën më 10 tetor 2018 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare (Ish Instituti i Historisë) nga ora 15:00 dhe është e hapur për publikun.
Varrimi i Prof. Bahri Çelës do të bëhet të njëjtën ditë nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Lamtumira për Bahri Çelën me kujtime e muzikë së cilës ia kushtoi jetën
-
Në orën 15 akademi përkujtimore për dirigjentin Bahri Çela, varrimi në orën 17
-
Nesër arrin në atdhe trupi i pajetë i dirigjentit Bahri Çela, ndërsa varrimi bëhet më 10 tetor
-
Vdes Bahri Çela, dirigjenti i parë kosovar
-
Filarmonia e Kosovës hap sezonin koncertal, kujton dirigjentin Bahri Çela