Mbi dyqind mbishkrime të gurëve të varreve në rajonet e Prishtinës dhe Mitrovicës tash e tutje do të jenë të gatshëm për llupën e studiuesve, shkruan sot Koha Ditore.
Të shkruara kryesisht në osmanisht, me kaligrafi të tipit xheli divan, me forma herë të çallmave e herë të fezëve, me kushtime fetare në gjuhën arabe, mbishkrimet gurëvarrore janë përmbledhur në dy vëllime. Në rreth treqind faqe janë paraqitur fotografitë e varreve, mbishkrimet e tyre në origjinal, transkriptimi dhe përkthimin në gjuhën shqipe.
Botime të Fakultetit të Studimeve Islame, vëllimi i parë “Epitafet në gjuhën osmane - deshifrimi dhe përkthimi i tyre, regjioni i Prishtinës” dhe ai i dytë “Epitafet në gjuhën osmane, deshifrimi dhe përkthimi i tyre, regjioni i Mitrovicës” janë vlerësuar si hapi i parë në projektin që gjatë viteve të ardhshme do të përfshijë edhe rajonet e tjera të vendit.
Në mesditën e së enjtes, këto dy vëllime të mbështetura nga Instituti “Yunus Emre” janë promovuar në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)
-
Libri për njohjen e Mitrovicës
-
Gërmime më Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës
-
Rreth 16 varreza masive, Serbia pengesë për fillimin e gërmimeve
-
Gërmime në Prishtinë për gjetjen e dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës
-
“Kujtesë në gurë” në zbërthim të gjuhës së kullave