Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Martin Camaj për poezinë fishtjane

Vepra letrare e Fishtës është objekt i studimeve, monografive dhe teksteve me premisa letrare dhe joletrare. Gjatë shekullit të kaluar, Fishta mori vlerësimet më të larta, siç ishte epiteti i Homerit shqiptar, nga Maximilian Lambertzi, por edhe ato më përbuzëse, kur ai dhe vepra e tij u tentua të zhdukeshin, duke u qitur në harresë.

Si rrjedhojë e dhunimit kulturor që ideologjia komuniste i bëri kulturës shqiptare, vepra e tij u gjykua gabimisht - u ndalua - ndërsa autori, nuk u la të prehej i qetë as në varr. Jetën dhe veprën e tij e goditën një rrebesh stuhish, furtunash e trazimesh nga më të dhimbshmet: ajo qe e mbushur me lëvdata dhe përbuzje, u gjykua dhe u paragjykua, u lexua tinëz, dhe u luftua nga idiotësia komuniste në mënyrën më të pështirë të mundshme, shkruan Ndue Ukaj sot në Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, me rënien e ideologjisë staliniste - ideologji kjo që e gjymtoi dhe e deformoi kulturën shqiptare dhe shijen për artin - vepra e Fishtës u aktualizua dhe u bë pjesë e jetës aktive letrare në botën shqiptare.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.