Realizimi i një filmi ku trajtohet një trekëndësh homoseksual dashurie, mund të jetë një zgjedhje interesante për një shtet, i cili ka të drejta të diskutueshme për komunitetin LGBTQ+, megjithëse situata tani është më mirë, por prapë është i guximshëm dhe përcaktues.
I përzgjedhur si propozim zyrtar i Kosovës për “Oscar” në garën e filmit në gjuhë të huaj, “Martesa” nuk nxjerr nga hija vetëm personazhe homoseksuale, por gjithashtu sjell edhe një industri të talentuarish dhe në lulëzim, e gatshme për t’u përballur me muzikën dhe vallëzimin, përcjell sot Koha Ditore.
“Martesa” nis sikur një film romantik. E takojmë Bekimin (Alban Ukaj) dhe Anitën (Adriana Matoshi), një çift i cili bëhet gati për ditën e martesës së tyre.
I vendosur në Ballkanin e pas luftës civile, mbetjet e një të kaluare me konflikt nuk janë vetëm eksperienca të luftës. Noli (Genc Salihu) shoku i Bekimit kthehet nga Franca dhe hyn në jetën e tij, dhe ne zbulojmë se e kaluara e tyre ka diçka më shumë se sa vetëm miqësi....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Kosova atraktive dhe e lirë për kineastë projektesh madhore, sonte në “Express”
-
Kultura në ritëm suksesesh dhe dështimesh
-
“Nderi” i Malit të Zi me histori e aktorë shqiptarë synon “Oscar”
-
Kosova me tri shanse për “Zemrën e Sarajevës” që çon drejt “Oscarit”
-
“The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura