Mark Knopfler nuk është artist profilik i cili sjell albume çdo vit. Janë dy ose tre vjet në mes të albumeve dhe për pjesën më të madhe në përgjithësi e dimë se çfarë të presim, megjithëse ai asnjëherë nuk na dëshpëron. Në “Down the Road Whenever”, albumin e tij të nëntë, ai ndryshon disa gjëra, shton korno, një grup të këngëtareve në sfond, dhe madje pak blues në kitarë. Tingulli i tij i njohur rock vërehet po ashtu me “Dire Station”. Dhe po ashtu ka pak jazz e funk, raporton Koha Ditore.
Është një gërshetim i njohur nga Knopfler në aspektin e qasjes së tij folk-rock me bashkëpunime jetëgjata me Mike McGoldrick me fishkëllima dhe flaut bashkë me John McCusker në violinë. Emra të tjerë të njohur këtu janë edhe sintisajzeristi Guy Fletcher, basisti Glenn Worf, pianisti Jim Cox, kitaristët Richard Bennet dhe Robbie McIntosh, baterisi Ian “Ianto” Thomas dhe perkusionisti Danny Cummings.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pjesën shtesë të frymorëve janë saksofonisti Nigel Hitchcock, trumbetisti Tom Walsh dhe trombonisti Trevot Mires. Zërat përcjellës vijnë nga Imelda May, Kris Drever, Lance Ellington, Beverley Skeete dhe Katies Kissoon.
Knopfler i shkroi të gjitha këngët, përveç “Just A Boy Away From Home” ku ai ka futur tekste nga “You’ll Never Walk Alone” të Richard Rodgers.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)