Marinari i vjetër e i veçantë ishte krijuar prej Elzie Crisler Segar dhe u shfaq për herë të parë në stripin “Thimble Theatre” të karikaturistit më 17 janar 1929, dhe u botua nëpër gazetat e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet kompanisë “King features”, në pronësi të baronit të gjithëpushtetshëm të shtypit William Randolph Hearst.
Segar, lindur në Chester në Illinois më 1894, kishte nisur të punonte me babanë si njeri që i shkonte gjithçka për dore para se të luante me daulle si tellall shfaqjesh dhe të punonte si ndriçues filmash pa zë në sallën e operës në qytetin e lindjes, përcjell sot Koha Ditore.
Duke u shoqëruar me karikaturistin Richard F. Outcault në kryeqytetin e shtetit federal amerikan, Segar ishte inkurajuar të dorëzonte stripat e tij të frymëzuar prej Charlie Chaplinit në “The Chicago Herald”. Ai i dorëzoi dhe i pari do t’i botohej në marsin e vitit 1916.
Segar punoi pastaj për “Chicago Evening American” të Hearstit, duke krijuar karakteret e reja dhe duke nxjerrë karikatura bejsbolli në “Wordl Seris” më 1919 për faqet e sportit, në po të njëjtin vit kur kumarxhiu Arnold Rothstein mendohet të ketë kurdisur me lojtarët e White Soxave për të përcaktuar rezultatin e kampionatit.
Pas vendosjes në New York, Segar nisi të karikaturonte “Thimble Theatre” dhe solli heroinën Olive Oyl, fillimisht në çift me të dashurin e saj super dembel, Harold Hangravy, artist që donte të pasurohej brenda natës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)