Më 2015, Jenny Odell themeloi organizatën me emrin “The Bureau of Suspended Objects”. Odell ishte atëherë artiste që e kishte kthyer në vendbanim një qendër të mbeturinave në San Francisco.
Si nëpunësja e vetme e organizatës së saj, fotografoi gjëra që ishin gjuajtur në mbeturina dhe u mundua ta mësonte historinë e tyre. Libri i parë i Odellit, “How to Do Nothing: Resisting the Attention Economy”, i jep zë qasjes që kishte ndjekur edhe vetë gjatë punës në zyrë, duke krijuar një kolazh idesh të shmangur prej botës së internetit, të bazuar në gjësende të mbledhura prej artistëve, shkrimtarëve, kritikëve dhe filozofëve, shkruan sot Koha Ditore.
Në kapitullin e parë të librit, ajo na tregon se ka gjetur libra që tashmë ekzistojnë “pafundësisht më interesante se gjithçka tjetër që mund të prodhohet”.
Pastaj duke përmbledhur idetë e të tjerëve ajo thur librin e saj të ndërlikuar, por interesant, që fillimisht ishte si një doracak i thjeshtë, por që me kalimin e kohës lulëzon në një manifest të gjithëmbarshëm politik.
Megjithëse e regjur si artiste, Odell ka nisur ngadalë të bëhet e njohur edhe për shkrimet e saj. Tema e saj e përhershme është pushtimi i botës mbarë nga groteskja e internetit nëpërmjet “Amazon”, “Instagram” dhe platformave të tjera sociale. Ajo hiç nuk përton të lëshohet e të shkruajë për të ligat që vijnë bashkë me to, duke bërë thirrje për t’iu shmangur manisë së lidhur me botën virtuale.
Dhe si shumëkush prej nesh, edhe ajo mendon se duhet të distancohemi paksa prej pajisjeve të avancuara të teknologjisë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)