Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktivistja nga Kosova i prin protestës në Washington në mbrojtje të ambientit

Aktivistja kosovare, Adelina Tërshani, i ka prirë protestës së aktivistëve kundër ngrohjes globale, të premten në Washington D.C., gjatë kohës sa mbaheshin takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Ndër kërkesat e aktivistëve janë që të ndalet financimi i lëndëve djegëse fosile dhe të mos kontribuohet direkt apo indirekt në shkatërrimin e hapësirave të jetueshme, ku zhvillohen aktivitetet.

Pati pjesëmarrës nga e gjithë bota, e marsit i priu Adelina Tërshani, aktiviste nga Kosova. Në një deklaratë për KOHA.net ajo ka thënë se duhet të përcillen edhe intervenimet e BB-së në Kosovë, “veçanërisht kur bëhet fjalë për aktivitete që ndikojnë drejtpërsëdrejti jetën e grave dhe fëmijëve”.

Tërshani ishte pjesë e delegacionit të organizatës “Recourse” me seli ne Amsterdam, që mbikëqyr institucionet ndërkombëtare financiare.

“Recourse” ishte bashkë-organizatore e marshit protestues, por edhe koordinatore e shumë takimeve bilaterale me anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe disa paneleve diskutimi me tematika mjedisore e sociale. Nezir Sinani, bashkëdrejtor i organizatës, ka thënë se angazhimi i aktivistëve për të mbajtur institucionet globale financiare përgjegjëse për aktivitetet e tyre është jetik.

“Takimet vjetore të Bankës Botërore paraqesin një mundësi të rrallë për aktivistët globalë që të kenë qasje direkte tek vendimmarrësit në nivelet më të larta të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për të adresuar problematikat sociale e mjedisore”, ka thënë ai për KOHËN.

Marshi protestues në Washington DC, këtë herë kishte në cak Bankën Botërore meqenëse që nga viti 2015 kur u nënshkrua Marrëveshja e Parisit për klimën, ajo investoi pothuajse 15 miliardë dollarë në projekte me bazë qymyrin apo gazin.

Edhe Osmani: SHBA-ja mobilizoi botën për të na ndihmuar, nga OKB-ja dëgjonim vetëm fjalë Arbëri Osmani: SHBA-ja mobilizoi botën për të na ndihmuar, nga OKB-ja dëgjonim vetëm fjalë

Në këtë mënyrë aktivistët akuzojnë institucionin se shkeli politikat e brendshme dhe kontribuoi direkt në projekte madhore globale që kanë ndikim direkt në ndryshimet klimatike.

Në protestë kishte thirrje edhe për shkarkimin e presidentit të Bankës Botërore, David Malpass, i cili publikisht ka mohuar ndryshimet klimatike.

{gallery}