Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Malësia e Madhe nderon 6 bijtë e Hotit për qëndresën e tyre antikomuniste

Unioni mbarëkombëtar i ish të burgosurve politikë të Shqipërisë nderoi dje 6 bijë të Hotit, në Malësi të Madhe, të cilët u burgosën dhe persekutuan nga regjimet komuniste në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, transmeton “Zëri i Amerikës”.

Në këtë veprimtari morën pjesë edhe familjarë të 6 bijve të Hotit, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.