Filmi “Magjia në dritën e hënës” (Magic in the Moonlight) nga regjisori ikonik amerikan Woody Allen dhe në role kryesore me Ema Stone dhe Colin Firth, do të vijë në transmetim të shtunën mbrëma nga ora 23:30 në KTV.
Filmi, prodhim i vitit 2014, është komedi romantike dhe sjell në ekran demaskimin e një mashtrimi të mundshëm.
Në kohën e lansimit filmi qe komentuar nga një pjesë e kritikëve si një film i arrirë, derisa një pjesë tjetër pati kritikuar linjën dramaturgjike që ndjek filmi, pavarësisht se loja e aktorëve kryesorë është vlerësuar nga të dyja palët.