Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Amy Adams mahnit në pamjet para “The Woman in the Window”

Ka mbërritur fragmenti për trilerin e tensionuar psikologjik “The Woman in the Window”, ku rolin kryesor e luan Amy Adams.

I realizuar me regji të Joe Wright, filmi është i bazuar në librin bestseller me po të njëjtin titull të Dan Mallory (i cili shkruan nën emrin A.J. Finn), ndërsa skenarin e ka shkruar Tracy Letts.

Image

Përmbledhja zyrtare e zbulon ngjarjen e filmit: Woman in the Window është një triler psikologjik në lidhje me psikologen agorafobike të fëmijëve, e cila miqësohet me një fqinje që jeton përtej rrugës në lagjen e tyre në New York, shkruan KOHA Ditore. Jeta e saj e merr një kthesë të madhe kur ajo e sheh rastësisht një sulm ndaj fqinjës, e cila më pas zhduket. Gjërat papritmas bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara.

Adams e udhëheq ekipin e aktorëve ku gjithashtu luajnë: Gary Oldman, Julianne Moore, Brian Tyree Henry, Jennifer Jason Leigh, Anthony Mackie dhe Wyatt Russell.

Filmi “The Woman in the Window” mbërrin në kinema më 15 maj 2020.