Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Love and Mercy” për murgeshën dhe vegimet me Krishtin

Papa Gjon Pali II, si pjesë të festimeve për jubileun e vitit 2000, vendosi për shenjtërimin e murgeshës polake, Maria Faustyna Kowalska. Në ceremoninë e shenjtërimit të murgeshës që u konsiderua e çmendur, morën pjesë 200 mijë pelegrinë. Kur Faustina u rrëfye për herë të parë për ëndrrat që kishte me Jezus Krishtin në fillimet e vitit 1930, pati një reagim të çuditshëm nga të gjithë.

Krejt rrugëtimi i saj 70-vjeçar nga një e çmendur e dyshuar në një të shenjtë, është temë e një filmi dramë me titull “Love and Mercy”. Për shkak se ishte një film tjetër polak për jetën e Faustinas, regjisori Michael Kondrat vendosi që t’i jepte filmit një tjetër kahe, sesa të ishte një film i zakonshëm biografik.

Në vend që filmin ta niste me lindjen e së Shenjtës Faustina, regjisori Kondrat vendos që ta nisë me lindjen e bash gjithçkasë. Me paraqitjen e rreshtave të librit “Genesis”, filmi shtjellon lehtë krijimin e botës dhe jetën e Krishtit. Fill pas kësaj shfaqet vetë Faustina. Është një paraqitje e paqartë e saj, por që kthjellohet më vonë gjatë filmit.

Në skenën hapëse, filmi hyn në pjesën e parë të rrëfimit, që ka të bëjë me jetën e Faustinas. Me vinjetat e realizuara bukur shtjellohet lehtësisht fëmijëria e saj dhe thirrja që të bëhej murgeshë, së cilës i rezistoi goxha. Në film është një skenë vallëzimi i Faustinas adoleshente. Këtu është hera e parë që del përballë vegimeve të Krishtit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)