Qysh në moshën 9-vjeçare studion familjare të fotografisë e konsideroi vend pune.
Këtë profesion e nisi në vendlindjen e saj, në qytetin e Pejës.
Meqë sot jeton në Prishtinë, shpesh e viziton studion familjare që ndodhet në bulevardin “Bill Clinton” në kryeqytet, transmeton KOHA.
Që nga mosha 13-vjeçare, aparati u bë miku i saj më i ngushtë që e ka përcjellë gjithë jetën.
Për gjashtë dekada, gjithçka në jetën e saj lidhej me aparatin fotografik.
Në vitin 1975, ajo u ftua të jetë fotografe profesioniste në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Puna aty i mundësoi të dokumentojë kongrese të ndryshme të mjekësisë. Ajo ende e mban mend momentin kur për herë të parë shkrepi fotografi në një operacion.
Gjatë kohës së okupimit serb, puna e fotografes nuk ishte fort e lehtë.
Ndër kujtimet më të veçanta të saj është takimi me Nënë Terezën.
Pepa thotë se procesi i realizimit të fotografisë dikur ishte shumë më i vështirë se sot.
Lirije Pepa është një ndër fotografet e para në Kosovë që e ushtroi këtë profesion për gjashtë dekada.