Prishtinë, 1 mars - Kori i Grave nga Kosova ka marrë ftesë të prezantojë muzikën shqipe në një festival që mbahet në Selanik të Greqisë. Organizatorët e Festivalit Botëror të Muzikës Korale, që organizohet nga “Korais Choir”, i janë adresuar me ftesë zyrtare korit “Lira” për t’u bërë pjesë e edicionit të tetë.
“World Choir Festival on Musical” sivjet do të mbahet ndërmjet datave 27 e 30 prill. “Lira” në gusht të 2013-s qe prezantuar para publikut në Greqi në “International Choir Festival” në qytetin Nikoileka.
Valire Spahija-Buza, dirigjente e korit “Lira”, ka thënë se në vitin 2013 Kori i Grave nga Kosova kishte interpretuar dy net radhazi nga pesë këngë në gjuhën shqipe.
“Ndërsa këtë herë në Selanik, sipas organizatorit, do t’i këndojmë pesë këngë – të gjitha në gjuhën shqipe”, ka thënë Spahija-Buza, tek ka theksuar rëndësinë e paraqitjes së “Lirës” në një vend si Greqia (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Prezantimi në festivalin kroat hap dyer të reja për korin “Lira” të Gjakovës
-
Kori “Siparantum” përfaqëson Kosovën në Botërorin e Koreve në Barcelonë
-
Filharmonia akordohet për sezonin e ri
-
Caktohen datat e edicionit të tretë të festivalit të Ramë Lahajt
-
Kori i Filharmonisë vulos nivelin edhe para 1.200 vetash në Selanik