“Like Dandelion Dust” është filmi dramë nën regji të Jon Gunn dhe i bazuar në romanin me të njëjtin titull.
Është filmi i cili eksploron kuptimin e të qenit prind nga perspektiva e dy familjeve të ndryshme, të cilat i bashkon fati nga dashuria që kanë për një djalë të vogël.
Paralelisht filmi ekspozon të mirën dhe të keqen tek secili njeri përmes personazheve në të.
Ndryshe, “Like Dandelion Dust” është fitues i shumëfishtë i çmimeve kinematografike, përkatësisht 26 sish në 23 festivale prestigjioze të filmit në botë.
Filmin mund ta ndiqni të shtunën nga ora 23:30.
Artikuj të ngjashëm