Rreth 20 fotografi bardhezi që shpalosin gastronomisë kosovare do të ekspozohen për publikun e Luksemburgut, shkruan sot Koha Ditore.
Flija, byreku, speca turshi, llokumet, djathi, bakllava e shumë ushqime të tjera tradicionale kosovare paraqiten në fotografitë e Layla Barake, fotografes zvicerane e cila jetoi në Kosovë prej vitit 2013 deri më 2016. “Lezetshëm” titullohet ekspozita, e cila më 16 të këtij muaji do të hapet në “Foyer Européen”, një objekt qeveritar.
Mënyra se si Barake prezanton ushqimet kosovare në fotografitë e saj janë në kompozicion grafik të studios.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.