Prishtinë, 1 nëntor – Vepra të dy cikleve të ndryshme, të punuara brenda një periudhe pesëvjeçare, që shpalosin elemente të etnosit shqiptar duke u gërshetuar me modernen, janë ekspozuar tek “Hani i dy Robertëve”. Nëpërmjet 45 veprave të përzgjedhura nga vetë piktori Agron Mulliqi, shpalosen “Portretet lëvizëse” dhe “Nuset”.
Mulliqi përmes ciklit të portreteve të grave që paraqiten me veshje kombëtare, duket se paraqet nënën kosovare. Gratë në pikturat e tij nuk janë të stilit bashkëkohor. Ato qëndrojnë stoike dhe me vete bartin traditën. Aty dalin në pah edhe çiltërsia e dinjiteti. Gratë ashtu sikurse edhe tradicionalja janë dy elemente që gjenden në veprat e Mulliqit. Tradicionalen e gjen edhe tek cikli i “Portreteve në lëvizje”, të cilat marrin formë nëpërmjet lojës me ngjyrën dhe vijën. Janë abstrakte. Ato pasqyrojnë botën e brendshme dhe imagjinatën e artistit. Kompozicionet janë të tilla që Mulliqi i paramendon si lojë teatri. Të tilla këto punime janë të punuara me teknikën e grafikës në letër.
Carl Hammerdorfer, i cili u prezantua në cilësinë e kuratorit të ekspozitës, me këtë rast ka treguar se si veprat e Mulliqit i kishte parë 10 vjet më parë kur edhe kishte ardhur në Kosovë.
“Unë e shoh Agronin si përfaqësues të kulturës jo vetëm për shqiptarët, por edhe për Ballkanin”, ka thënë Hammerdorfer/S.Klisurica (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)
{gallery}
-
“Një jetë kushtuar artit” në lojë me hapësirën e shenjat e traditës
-
Agron Mulliqi, piktori që modernizon të kaluarën
-
“Në kujtesën e së ardhmes” ngjall paradoks me art abstrakt
-
Visar Mulliqi rrëfen me vepra shumëngjyrëshe në kryeqytetin francez
-
“Arkeologjia e shpirtit” në përditshmëri gërmon kujtesën kolektive