Letërsia shqiptare sjell lajme të mira. “Negative Space” i poetes Luljeta Lleshanaku (New Directions), përkthyer ne anglisht nga Ani Gjika është përzgjedhur në listën e “PEN America Literary Awards” për vitin 2019.
Në prezantimin që botuesi i bën autores në kopertinë ndër të tjera thuhet: “Shumë nga poezitë nuk i referohen ndonjë vendi specifik ose kohe specifike. Ngjarjet intervenojnë midis tyre dhe ngjarje të reja marrin formë, ashtu si në poemën e saj të gjatë “Homo Antarcticus”, e cila ndjek fatin e një heroi, i cili,ndërsa ia doli të përshtatej për muaj me radhë me vdekjen nga uria në Antarktidën e ftohtë nën zero gradë, nuk mundi të përshtatej më pas me jetën në qytetërim”.
“Kjo është njëra nga poemat në libër që flet për presionin e shoqërisë moderne mbi individin. Brenga dhe vdekja, dashuria dhe dëshira, burgosjet dhe zhgënjimi, janë të gjitha tema që bëjnë jehonë në poezinë magjepsëse të Lleshanakut”, shkruhet në kopertinën e librit./atsh
-
Luljeta Lleshanaku ndër 5 finalistët për Çmimin “PEN Amerika 2019”
-
Luljeta Lleshanku finaliste për çmimin letrar “Griffin” 2019 në Kanada
-
Poetja Luljeta Lleshanaku finaliste për çmimin “Griffin Poetry” në Kanada
-
“Keqkuptimi” në New York përkthen traumat e luftës në Kosovë, sonte në “Express”
-
Çmimet letrare në Shqipëri me 31 finalistë, pa asnjë shkrimtar nga Kosova