Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Leonardo da Vinci, pop-ylli i Renesancës

Mu atëherë kur mendoni se e keni kuptuar në secilin aspekt Leonardo da Vincin – piktorin, anatomistin, pionierin e fluturimeve, profetin e të drejtave të kafshëve – ai del ta ketë një tjetër talent të fshehur. 

Në 500-vjetorin e vdekjes së tij, më 2 maj, historiani i artit, Martin Kemp, ka bashkëpunuar me këngëtarët e mëhershëm të “I Fagiolini” për ta organizuar një turne dhe album, në fokus të të cilit do të jetë një aspekt i panjohur i tij – muzikaliteti. 

Vetë Leonardo kishte aluduar se talenti i tij prej muzikanti do të përfundojë si më pak i njohur në mesin e atyre që i kishte, bëjnë të ditur Kemp dhe drejtori i “I Fagiolini”-it, Robert Hollingworth, gjatë provës së përgjithshme në Barbican, shkruan sot Koha Ditore.

Halli me muzikën, ka thënë ai në shënimet e tija, ka të bëjë me faktin se është kalimtare – një bukuri e shkurtër. Leonardo as që kishte ëndërruar se muzika e regjistruar mund të ekzistonte. 

Ai luante me një lloj violine më të trashë, që quhej “Lira da braccio”, për të cilën nuk kishte as nota të shkruara. “Të luash me të ishte si një version Renesance i muzikës blues”, thotë Hollingworth. Megjithatë, gjenialiteti muzikal i Leonardos është një legjendë e pakapshme. 

Kur ishte rreth 31-vjeç dhe artist në telashe në Firencë, shkroi biografi i tij i parë Giorgio Vasari më 1550, ai ishte ftuar në Pallatin e Milanos – jo për të pikturuar, por për të luajtur me “Lira de braccion” e tij: “Dhe Leonardo e mori me vete atë instrument, të cilin e kishte punuar me duart e tij, kryesisht me argjend, në formën e kafkës së kalit, ashtu që harmonia të prodhohej me tinguj më të fortë dhe me tone më kumbuese...”.(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm