Prishtinë 17 prill – Ani pse ka edhe gati dy muaj deri te edicioni i shtatë përderisa ende nuk është publikuar programi, festivali i artisteve dhe aktivisteve “FemArt” e ka të qartë se një mbrëmje do të jetë e veçantë.
Është shfaqja “Le Grand Cahier” nga Japonia. Do të jepet më 13 qershor në teatrin “Oda”, në ditën e tretë të “FemArtit” që zgjat deri më 15 të atij muaji. Kompania teatrore “StampLLC” me seli në Kyoto të Japonisë tashmë e ka konfirmuar ardhjen. Me këtë shfaqje bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtares hungareze Ágota Kristóf, nën regji të Akane Yakaguchi, trupa japoneze sjell një histori lufte, por krejt në një tjetër dimension.
(Gjerësisht, sot në Kohën Ditore")
Artikuj të ngjashëm
-
“FemArt” kulmon në festë me zëra të lirë dhe tinguj elektro-punk
-
FEMART 13 do të nisë me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, programi dhe biletat online
-
Inoue fut publikun në rrugëtim unik me ngjyrat e bashkëkohores në piano
-
Arti dhe angazhimi feminist përmes motos “Motërzimi: N’Kohë Lufte dhe Paqe” sjellin edicionin e 12-të të Femart nga datat 25-30 Shtator
-
“Deni dhe deti i thellë i kaltër” në kërkim të empatisë