Perdja ngrihet me paralajmërimin “Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton ‘Le Corsaire’”.
Kësisoj Israel Rodriguez e përforcon idenë se baleti klasik, që audienca e Parisit e pa për të parën herë më 23 janar të vitit 1856, vjen në një version të ri. E re është edhe historia e trupës me të cilën e ka realizuar shfaqjen që rrëfimin e bazon në poemën e Lord Bajronit, por kur merr formë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës realizohet me goxha saktësi, shkruan sot Koha Ditore.
Loja precize, një lloj maturie e shtuar, emocione të shpërfaqura nëpërmjet aktrimit, e veçojnë shfaqjen e re të Baletit Kombëtar të Kosovës. Muzika e Adolphe Adam e Riccardo Drigos i jep ngjyrë rrëfimit për triumfin e dashurisë. Edhe lufta bën pjesë në këtë mes. Skenografia e projektori, realizuar nga Yll Selmani, i bën më të besueshme ngjarjet që zhvillohen në një kohë të largët. E dashuria mbetet pika ku shkrihet vija mes kohësh.
Akti i parë i “Le Corsaire” zhvillohet në treg. Lakendemi (Sead Vuniqi) prezanton skllevërit e tij dhe kërcejnë në treg. Birbanto (Muhamet Bikliqi) mik i Conradit (Sinan Kajtazi) ia prezanton atij Medorën (Teuta Krasniqi), e cila ia jep një trëndafil. Ky është një simbol për dashurinë mes tyre. Ndërkohë Pashai (Liridon Mziu) mbërrin në treg me qëllimin që të blejë skllave. Mes tyre fascionohet nga Medora dhe e blen edhe atë . Por Conradi mbledh miqtë dhe nisen ta shpëtojnë, duke kapur Lakendemin. Krasniqi e Kajtazi shkëlqejnë në rolet kryesore, por Rodriguez ka nxjerrë më të mirën edhe nga balerinët tjerë.
Premiera e së enjtes mbrëma u jep hapësirë disave prej tyre. Ka më shumë variacione, pjesë solo e duete. Dhe më pak pjesë grupore. Kjo e ka bërë sfiduese shfaqjen, por balerinët duket se tashmë veçse e kanë eksperiencën e duhur për ta përballuar edhe një realizim shumë kërkues në aspekt teknik.
Pjesa e dytë e rrëfimit ndodh në shpellë ku të gjithë festojnë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Baleti si nomad kërkon zgjoin dhe s’e zbeh dashurinë
-
“Gërrdia” gati për premierën e përballjes psikologjike me të kaluarën
-
Baleti Kombëtar lë në Venecie traditën e artit skenik të Kosovës
-
Baleti Kombëtar i Kosovës pret shkëlqim me “Carmina Burana” në Venecia
-
“Terminal” e rikthen Baletin në Graz e duartrokitjet në skenë