Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Lahaj tregon me cilën artiste shqiptare do të performojë

22:32 - Ramë Lahaj, tenori i famshëm kosovar, ka konfirmuar për Rubikon të KTV-së se së shpejti në Gjermani do të performojë me Ermonela Jahon, artisten e famshme shqiptare.


Propozimi i Lahajt për sallën e koncerteve në Prishtinë

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka dhënë një propozim për sallën e koncerteve në Kosovë.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se Kosova mund të rinovojë sallën e kuqe ose teatrin dhe atë hapësirë ta shndërrojë për shumë funksione.

“Nuk mundemi edhe 20 vjet pas luftës mos me pas sallë të koncerteve, teatër të renovuar e në kushte normale. Këto besoj se janë pjesë e pandashme e institucioneve të Kosovës. Kështu qe mendoj se jemi shumë vonë dhe nuk duhet të stagnojmë në këtë proces. Ka qenë temë një shtëpi e operës shumë e madhe, që i kushton shumë Kosovës jo vetëm për ndërtim, por edhe për mirëmbajtje. Jam i idesë që të rinovohet një hapësirë si salla e kuqe apo teatri i qytetit, apo një sallë tjetër që do të mund të ishte multifunksionale për baletin, teatrin e operën dhe për koncerte tjera muzikore”, ka thënë Lahaj.


Çka e bën të veçantë Ramë Lahajn

Edhe “Kur ndjenjat marrin zë” rikthen Ermonela Jahon në Tiranë Kulturë “Kur ndjenjat marrin zë” rikthen Ermonela Jahon në Tiranë

Tenori kosovar Ramë Lahaj, që po shijon suksese ndërkombëtare, ka thënë se ajo që e bën më të veçantë si artist është vendi ku ka lindur dhe periudha në të cilën është rritur.

Sipas tij, ardhja nga një vend si Kosova e bën edhe më shumë krenar e më të veçantë në mesin e kolegëve.

“Në intervistën time të fundit për BBC-në bashkë me maestron Placido Domingon gazetari më pyeti çka më bën të veçantë. I thash ndoshta e veçantë është që në fëmijërinë time, në periudhën që jam rrit në kohërat e vështira të regjimit të ish-Jugosllavisë, ndoshta jam një prej artistëve që si fëmijë s’kam pa filma të vizatuar, s’kam shkuar në çerdhe. Krejt kjo më bën më të veçantë e të ndihem më mirë. Këtë jam munduar ta shfrytëzoj si stimulim për gjeneratat e reja se nuk ka rëndësi ku je e se gjërat s’janë mirë tash. Mjafton të punosh e të vazhdosh ëndrrën përpara sepse besoj se me shumë punë s’ka rëndësi ku lind e ku je”, është shprehur Lahaj në Rubikon të KTV-së.