Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Kosovës shpall thirrjen për fotografi me temën "Pjesëmarrja", e cila është edhe moto e sivjetme globale për shënimin e kësaj dite.
Dhjetë fotografitë më të mira do të ekspozohen në hapësirat e Kuvendit gjatë kremtimit të Ditës së Demokracisë më 16 shtator, ndërsa në mesin e tyre do të përzgjidhen tri fotografitë fituese të cilat edhe do të shpërblehen, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotografitë duhet të jenë me rezolucion të lartë dhe të përçojnë mesazhin e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen e politikave publike.
“Fotografitë mund të dërgohen në email-adresën: [email protected] ose të sillen në CD në ndërtesën e Kuvendit deri më 6 shtator, me të dhënat për autorin e saj: emri dhe mbiemri, vendbanimi, numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Pjesë e kësaj thirrjeje mund të jenë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.