Prishtinë, 17 maj – Raportimi i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi para Komisionit parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sporte, inovacion dhe ndërmarrësi, ka shërbyer edhe për një përballje tjetër. Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore do ta përfundojnë mandatin në korrik të këtij viti.
Për gati tre vjet, ky Këshill ka arritur që të shpallë nën mbrojtje të përhershme vetëm 23 asete të trashëgimisë kulturore. Kësisoj, KKTK-ja ka ngecur në përmbushjen e detyrës parësore që ia obligon ligji, vlerësimin dhe shpalljen e aseteve nën mbrojtje të përhershme.
Sipas Komisionit parlamentar, mosbashkëpunimi midis Këshillit dhe Ministrisë së Kulturës është boshti i këtij problemi. Për këtë Komisioni parlamentar ka formuar një Komision katëranëtarësh, i cili do të vlerësojë gjendjen dhe do të dalë me një raport para Kuvendit të Kosovës. Madje, pavarësisht nga gjetjet do të propozohet edhe marrja e masave për KKTK-në apo MKRS-në. Shtatë anëtarët e KKTK-së emërohen nga Kuvendi i Kosovës pas propozimit të 14 emrave nga ministri i Kulturës. KKTK-ja është organ i pavarur që i përgjigjet direkt Kuvendit të Kosovës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Shteti edhe sivjet dështon në mbrojtjen e përhershme të monumenteve
-
Grup pune për “pajtimin” e organeve që merren me trashëgimi kulturore
-
Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore nuk i miratohet Raporti i punës
-
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore me përbërje të re, injorohen kritikat
-
Raporti i KE-së ia reprizon Kosovës vërejtjet për trashëgiminë kulturore