Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kuvendi i Ferizajt pa kërkesa kombëtare

Pritjet e autoriteteve osmane që shqiptarët eventualisht të përdoreshin kundër lëvizjes xhonturke, nuk u plotësuan të gjitha pasi liderët e Kuvendit të Ferizajt, të influencuar sidomos nga përfaqësuesit e Shkupit dolën gjithashtu në mbështetje të shpalljes së Kushtetutës (Hyrjetit) të vitit 1876, e cila u prit me entuziazëm edhe në mesin e shqiptarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë mes është i diskutueshëm roli i Isa Boletinit, sidomos pas përfundimit të Kuvendit të Ferizajt, kur, sipas gjeneralmarshall August Urbanski, asokohe shef i Misionit të oficerëve austro-hungarezë në Vilajetin e Kosovës, Isa Boletini, njëri nga udhëheqësit më të fuqishëm shqiptar dhe që vazhdimisht ka marrë subvencione nga Porta e Lartë, me të drejtë frikësohet se do t´i shteren burimet nga Qeveria konstitucionale.

“Në ditën e shpalljes së Revolucionit ai së bashku me 2000 përkrahës të tij qëndronte në afërsi të Shkupit i gatshëm për të ndërhyrë në këto zhvillime. Edhe në natën e 25 korrikut agjitatorët serbë në kampin e tij ishin shfaqur tek osmanët dhe i blenë shqiptarët: ‘Lëvizja e re në Turqi është blerë me para austriake: udhëheqësit e xhonturqve janë korruptuar nga Austria për ta rrëzuar Sulltanin...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Image