Siç dihet mirëfilli, islamizimi i shqiptarëve është rezultat i përfshirjes së shqiptarëve në kuadër të Perandorisë Osmane, një shtet ky me karakter të theksuar religjioz.
Shumica e shqiptarëve e pranuan islamin në shekujt XVI dhe XVII. Por, kur janë islamizuar prishtinasit? Ndonëse nuk dihet me siguri, sipas të gjitha gjasave, Prishtina u mor nga osmanët në vitin 1440.
Pak më shumë se një shekull pas pushtimit osman, më 1574, 60 % e prishtinasve ishte islamizuar kurse 40 % kishte mbetur e krishterë, qoftë katolike apo ortodokse. Më 1528, Prishtina ishte has i Sulltan Sylejman Ligjvënësit, me të ardhura vjetore 59551 akçe dhe me 9 lagje të krishtera e 3 lagje myslimane. Gradualisht Prishtina merr pamjen e një kasabaje osmane që përfshihej në nahijen e Moravës të Sanxhakut të Vuçitërrnës, defteri i vitit 1570 i së cilës, e ndan Prishtinën në 11 lagje myslimane dhe 9 lagje të krishtera.
Se cila ka qenë e kaluara historike e Prishtinës, nga mesjeta e vonë e deri në kohët e sotme, mund ta kuptoni nga emisioni COSMO i KTV-së, në një edicion të veçantë për historinë e kryeqytetit të Republikës së Kosovës.
-
Identiteti i myslimanëve të rinj dhe kundërthëniet e blerjes së besimit
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Islamizimi në Ballkan midis detyrimit, shpërblimit e vullnetit
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës