Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kultura është thesar brenda njeriut

Sead Vuniqi ka lindur më 17.5.1990 në Lipjan. Më 2006 është regjistruar në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, Dega e Baletit në Prishtinë. Tash 11 vjet është aktiv në Baletin Kombëtar të Kosovës. Ka luajtur në 34 shfaqje baleti.

Vuniqi është personazhi i javës që rrëfehet në rubrikën e përjavshme në “E diela me Koha Ditore”, 7 Shkronjat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Balerin. Të bëhesh balerin është gjëja më e bukur, por është një rrugë jashtëzakonisht e gjatë e njëkohësisht e mrekullueshme. Mirëpo, në jetën time nuk e dija se po rridhte një pasion kaq i madh për baletin. Babit i kishte rënë në sy që në moshë fare të re, më vinte dëshira për të lëvizur dhe për të vallëzuar sa herë e dëgjoja muzikën.

Kështu, kur isha 15 vjeç, babai më propozoi që ta regjistroja shkollën e muzikës dhe të baletit. Kjo rrugë për mua ka filluar qysh në shkollën e mesme në vitin 2006, përkatësisht në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, Dega e Baletit në Prishtinë. Tani janë bërë 11 vjet që merrem me baletin dhe çdo ditë duke e bërë me shumë vullnet, plot dashuri dhe me shumë përgjegjësi.

Të jesh balerin duhet çdo ditë të ushtrosh së paku 4 deri në 5 orë ushtrime fizike, sepse ushtrimet që kërkon baleti të ndihmojnë që të arrish shumë në nivelin teknik dhe artistik. Tani me baletin merrem çdo ditë dhe koha më e madhe më kalon në studion e baletit dhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Unë pa balet dhe pa ushtrime s’mund ta kaloj më asnjë ditë, sepse në momentin që futem në sallën e baletit aty e gjej veten shumë mirë. Në jetën time baleti zë vend shumë të rëndësishëm dhe emocional. Ky balet më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, sepse me anë të lëvizjeve skenike, vallëzimit dhe muzikës më bën që çdo imagjinatë që kam në jetë ta shndërroj në realitet.

Familja. Familja është lumturia e jetës sime. Familja është gjëja më e shtrenjtë në jetën time, sepse brenda familjes mësojmë shumë gjëra. Mësojmë si të duam e si na duan. Familja është gjëja më e mirë që Zoti na e ka dhuruar, sepse askund tjetër nuk mund të gjesh ngrohtësi dhe shumë dashuri si në familje. Aty i kaloj momentet më të mira... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.