Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Krokodil” bashkon autorët serbë e shqiptarë për fuqinë e letërsisë

Autorë të Kosovës dhe Serbisë janë tok në Beograd për të lexuar e debatuar. Prej 14 deri më 16 mars në qendrën për letërsi bashkëkohore “Krokodil” në kryeqytetin serb, autorët i ka bërë bashkë letërsia, shkruan sot Koha Ditore.

“Në fqinjësi” është titulluar organizimi që ka për synim të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve në rajon nëpërmjet kulturës. Rina Krasniqi, Marjan Çakareviq, Gjergj Filipaj, Bojan Babiq, Shpëtim Selmani, Tanja Sljivar, Arbër Selmani, Marija Pavloviq, Fjolla Hoxha, Masha Seniçiq, Jeton Neziraj e të tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas organizatorëve, ngjarja treditore që organizohet në kuadër të projektit ka për qëllim të kontribuojë në krijimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve të qëndrueshme në mes të Serbisë dhe Kosovës, që shkojnë përtej kornizës së politikës ditore. Autorët lexojnë në gjuhën e tyre. “Në këpucët e tjetrit ose Si e shohim njëri-tjetrin” dhe “Kohë e re ose E nesërmja fillon tani” janë temat e panelit të diskutimit. I pari është mbajtur të premten, e i dyti do të mbahet sot.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)