Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Krijuesi i variacioneve poetike

Të përpiqesh të ndërtosh portretin krijues të Muhamed Kërveshit, duke përfshirë tiparet, dimensionet dhe karakteristikat e shumta e të ndryshme të këtij portreti, është pothuajse e pamundshme në një ngjarje a akademi letrare me karakter ceremonial e prezantues. Pra, ta rindërtosh portretin i tij krijues, qoftë edhe në vija të trasha, është një përpjekje komplekse. Përse e them këtë? Krijimtaria e këtij krijuesi shtrihet në një hark kohor mbi gjysmë shekulli dhe, po ashtu, opusi i tij krijues numëron mbi 60 vepra zhanresh e formash të ndryshme artistike, shkruan Besim Rexhaj në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Kur e ke këtë parasysh, atëherë nuk mbetet tjetër pos që, ashtu në vija të trasha, ta prezantosh në ato dimensionet që mendohet se janë karakteristika esenciale të veprës së tij, qoftë kur ke parasysh Muhamed Kërveshin si poet, qoftë si tregimtar e romancier, qoftë si dramaturg, qoftë si studiues të letërsisë, qoftë si përkthyes të prozës e të poezisë.

Zë i veçantë artistik

Sado në të gjitha fushat ku ka zhvilluar aktivitetin e tij krijues ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë dhe në kulturën shqiptare, profesori Muhamed Kërveshi shquhet, mbi të gjitha****** dhe para së gjithash, si poet, si poet me një zë të veçantë artistik, vitaliteti i të cilit, edhe sot e kësaj dite, madje edhe pas më shumë se gjysmë shekulli, as nuk është pakësuar e as nuk është zbehur. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).