Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Kosovafilmi” në kronologji

Autori librin “Kosovafilm”, i cili kohë më parë është botuar nga Shtëpia botuese “Litografia”, e hap me shkrimin e temës mbi historikun  e filmit, për të vazhduar me të dhë- nat për drejtorët e “Kosovafilmit”,  analizën e veprave, ese dhe inter- vista të regjisorëve. 

Pra, përqendrimi  i autorit Valmir Tertini kryesisht është bazuar në katër fusha të  mbarështrimit të temës për rrugë- timin zhvillimor të “Kosovafilmit“,  për të cilën temë deri më sot shumë  pak është shkruar, përkatësisht traj- timi ka qenë mjaft i përciptë, shkruan sot Koha Ditore.

Kapitulli i parë “Historiku i filmit” trajtohet nga nisma e parë kur një grup profesionistësh, regjisorësh shqiptarë, që me ngulmim i parashtruan kërkesat për ngritjen e një institucioni të shtëpisë filmike në  Kosovë. 

Ishte viti 1968, i cili u shpër- faq me një numër të madh të ngjar- jeve historike, vit i ndryshimeve, i  demonstratave studentore dhe vit i fillimit të konstituimit të Kushtetutës së re në aspektin politik, kushtetutë  kjo, e cila do të aprovohet me amen- damentet e vitit të 1974. 

Ishte pra,  një nismë e cila do të reflektonte në transformimin e shkollave të larta dhe ca fakulteteve që vepronin në atë kohë në hapjen e Universitetit të Kosovës. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)