Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kosova në kujtesën kolektive serbe

Beteja e Kosovës në vetëdijen popullore ka qenë dhe ka mbetur ngjarje qendrore e mbarë historisë serbe. Në këtë betejë sipas bindjes së përgjithshme, por të pajustifikueshme, është shpërbërë shteti mesjetar serb, dhe aty është varrosur pavarësia e shtetit, pra nga aty filloi robëria nën turqit, shkruan sot Koha Ditore.

Data e Betejës së Kosovës është e pakontestueshme, dita e Shën Vidit ,15 qershori (28 qershor me kalendarin e ri) i vitit 1389.

Në anën serbe, përveç princit Lazar Hrebelanoviqit, luftuan edhe Vuk Brankoviqi (i cili në rrëfimin që u krijua shumë vonë do të akuzohet për tradhti) dhe vojvoda boshnjak Vlatko Vukoviqi, ndërsa në anën turke sulltan (emiri) Murati me djemtë Bajazitin dhe Jakub Çelebinë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)