Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kosova debuton në festivalin më të madh evropian të animacionit

Për të parën herë, Kosova e ka një hapësirë në tregun e festivalit të njohur të filmit të animuar, i cili qysh prej vitit 1960 grumbullon në një qytet francez emra të njohur të këtij zhanri filmik.

Një ekip kosovar ka zënë vend me një shtand të vendosur në hapësirat, ku të martën ka nisur edicioni i sivjetmë i “Annecy International Animation Film Festival”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtandi i Kosovës në tregun e festivalit do të qëndrojë në dispozicion të vizitorëve deri më 16 të këtij muaji dhe gjatë këtyre ditëve do të promovohen animatorët e pavarur kosovarë, studiot e animimit dhe festivali ndërkombëtar i filmit të animuar, “Anibar”, që mbahet në Pejë.

Vullnet Sanaja, drejtor ekzekutiv i “Anibarit”, i cili po qëndron në qytetin Annecy të Francës, ka dhënë detaje për mënyrën e prezantimit në këtë festival.

“Me bashkëpunimin e ‘Anibarit’, Ministrisë së Kulturës, të Rinisë, dhe të Sportit, dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, për herë të parë shteti i Kosovës prezantohet në ‘Annecy International Animation Festival’, që është festivali më i madh ndërkombëtar i filmit të animuar në Evropë dhe që mbahet në Annecy të Francës”, ka thënë Sanaja, ka thënë drejtori i “Anibarit”, edicioni i tetë i të cilit do të mbahet prej 14 deri më 20 gusht... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.