Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kori i të burgosurve i këndon lirisë me veprën e Beethovenit

Pak kore operash mund të jenë aq prekëse sa një grup të burgosurish që këndojnë aktin e parë të “Fidelios” së Beethovenit. Të liruar përkohësisht nga qelitë e tyre, të burgosurit pothuajse pëshpëritin një himn të pafajshëm mbi lirinë: “Oh çfarë kënaqësie të marrësh frymë lirshëm përsëri nën qiell të hapur”.

Transformimi nga shtypja deri tek liria është në thelb të “Fidelios”, që po e prezanton shtëpia e vogël operistike, por shumë aventuriere “Heartbeat Opera” në Qendrën e Arteve Performuese në Manhattan, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Atje zërat e incizuar së fundmi të koreve nga qendrat korrektuese do të bashkohen në një “Kor të të burgosurve”, që interpretojnë pjesën e Beethovenit.

Për ta sjellë në jetë periudhën e “Black Lives Matter”, bashkëdrejtori artistik i “Heartbeat”, Ethan Heard, dhe drejtori muzikor Daniel Schlosberg janë duke e vënë produksionin e tyre brenda sistemit të sotshëm amerikan të drejtësisë, i cili në mënyrë disproporcionale burgos afroamerikanë.

Me “Fidelio” dhe një version bashkëkohor të ndikuar nga #MeToo, të “Don Giovannit”, shtëpia operistike “Heartbeat” është duke vazhduar në linjën e inskenimit të “Madama Butterfly” të vitit të kaluar, në të cilën trajtonte çështje të fytyrës së verdhë, orientalizmit dhe klisheve të kulturës geisha. Ajo operë e Puccinit, kishte thënë Heard në një intervistë të dhënë së fundmi, “qe ndier si e kohës dhe u kthye në një bisedë bashkëkohore, dhe unë kam dëshiruar ta gjej një operë tjetër me të cilën mund të bënim diçka të ngjashme”.

Kësisoj u prek nga “Fidelio”, të cilën Beethoveni e kishte kompozuar në prag të Revolucionit Francez. Opera dramatizon përpjekjet e një gruaje për të shpëtuar burrin e saj të burgosur padrejtësisht, duke e maskuar veten si burrë dhe duke u infiltruar në burgun ku mbahej ai.

Edhe “Fidelio” e Beethovenit në skenën gjermane godet Turqinë e persekutimeve Kulturë “Fidelio” e Beethovenit në skenën gjermane godet Turqinë e persekutimeve

“E kam ndier se ‘kjo është e duhura për vitin 2018’”, ka thënë ai.

Në përshtatjen që ka bërë “Heartbeat”, heroina është Leah (në origjinal është Leonore), burri i së cilës, Stan (Florestan), një qytetar dhe aktivist i “Black Lives Matter”, ishte arrestuar në një protestë dhe mbahet padrejtësisht në burg. Disa nga rolet më të vogla të operës janë përjashtuar krejtësisht dhe Scholsberg ka aranzhuar partiturën e Beethovenit duke e përshtatur për dy piano, dy violonçela, dy instrumente frymore dhe një perkusion – një ansambël kamertal që ka për qëllim të theksojë edhe muzikalisht rrëfimin e operës mbi heroizmin e errësirën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)