Është një përplasje të kundërtash që shtron pikëpyetje, dilema. Njeriu është kryekreje antagonist me një vullnet të pakontrollueshëm për shkatërrim. “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë” është një lloj hulumtimi mbi pasigurinë dhe tjetërsimin, që është pasojë e materializmit dhe pazarit me dashurinë dhe vlerat njerëzore. Krejt këto shtrihen në terrenin e një bote të panjohur në ardhje
Duartrokitjet dhe ovacionet e publikut jehuan sërish pas “heshtjes” prej katër muajsh në sallën e teatrit “Adriana” të Ferizajt. Me rregulla strikte, pesëdhjetë veta të publikut, të pajisur më masa mbrojtëse ndaj pandemisë, zunë vend në ulëset e teatrit të qytetit për të parë nga afër inskenimin e dramës “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë”.
Posa ngrihen perdet, në skenë shfaqen dymbëdhjetë aktorët të cilët sjellin dilema ekzistenciale të vendosura në hapësirë distopike.
-
Teatri i Ferizajt rihap dyert me “Kontrolli dhe makina e dashurisë”
-
Kureshtja për tjetrin
-
Teatri “Adriana” në pritje të rinovimit e alternativës për zhvillim të programit
-
“Martesa” e njeriut të humbur në botën e iluzioneve
-
Festivali i Teatrove në Ferizaj midis traditës e synimit për afërsi me publikun