Vushtrri, 23 qershor - Një pjese sipër Urës së Vjetër të Gurit i është hequr dheu, i shtresuar aty për dekada të tëra. Punonjësit po e largojnë atë në mënyrë që të bëhet e mundur rikthimi i parmakëve të gurit, që u rrëzuan në shkurt të këtij viti. Të enjten, katër ditë prej se kanë nisur ndërhyrjet, kanë arritur të kryejnë punë në rreth trembëdhjetë metra gjatësi.
Këto janë masat e para emergjente që janë ndërmarrë për ta ruajtur qëndrueshmërinë e këtij objekti të trashëgimisë kulturore në Vushtrri. Por ky është vetëm fillimi i punës në ndërhyrjet emergjente që po bëhen gati katër muaj prej se u dëmtua ky objekt, e që, siç vlerësuan organet e trashëgimisë, është pasojë e mosmirëmbajtjes tash e sa vjet.
Konservimi i tërësishëm i këtij monumenti të shekullit XIV është i domosdoshëm, por një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë në një të ardhme të afërt (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Institucionet do të vendosin shtylla për ta siguruar Urën e Gurit në Vushtrri
-
Parakalimi me mjete të rënda rrezikon Urën e Gurit në Vushtrri
-
Dy muaj pa projekt për Urën e Gurit në Vushtrri
-
Zbulohen edhe dy harqe të Urës së Vjetër të Gurit në Vushtrri
-
Projektohet qasja për vizitorë në Urën e Vushtrrisë