Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Institucionet do të vendosin shtylla për ta siguruar Urën e Gurit në Vushtrri

Dy javë pas reagimit për parakalimin e mjeteve të rënda motorike mbi Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri, që rrezikuan shembjen e saj, autoritetet lokale kanë marrë vendim që një pjesë të këtij monumenti ta rrethojnë me shtylla.

Përderisa ndërhyrjet emergjente në vlerë prej 20 mijë eurosh janë në finalizim e sipër, monumenti i mesjetës nga njëra anë do të rrethohet për ta bërë të pamundur shfrytëzimin nga automjetet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky veprim do të ndërmerret nga Komuna e Vushtrrisë pasi dy javë më parë mjete të rënda motorike kishin parakaluar mbi Urën që daton nga shekulli XIV.

Shtyllat nga ana perëndimore shihen si zgjidhje që të mos përsëritet e njëjta gjë, duke qenë se kjo nuk ishte hera e parë që monumenti qe shfrytëzuar për kalimin e automjeteve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.