Shkrimtari shqiptar, Fatos Kongoli, tha se e ka adhuruar Ismail Kadarenë si shkrimtar, duke theksuar se ka pasur miqësi të madhe me të.
Kadarenë, Kongoli e cilësoi shkollë letrare të gjuhës shqipe.
“Si autor është histori e gjatë, por e kam adhuruar gjithmonë si autor. Viteve të fundit u miqësuam shumë...Na ndodhte që të takoheshim në raste të ndryshme festash. Ismaili ishte çliruar komplet nga gjithçka dhe fliste në mënyrë të lirshme. Ismaili është shkollë letrare e fenomen letrar”, ka thënë Kongoli, autor i kryeveprës “I humburi”.
Ai shtoi se shumë shkrimtarë të rinj e imitojnë, por “proza e Kadaresë ështe e paevitueshme”.
I jepet lamtumira e fundit Ismail Kadaresë
“Jemi shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri. Ai është ngritur në panteonin e gjenive të...
Artikuj të ngjashëm
-
Mjeshtri i madh i letërsisë
-
Kritika botërore për veprën e Kadaresë: “Vepra e Kadaresë mund ta shkatërrojë botën tonë”
-
ASHAK: Kadare, emblema e letërsisë bashkëkohore shqipe
-
Universiteti i Tiranës përjetëson emrin e Ismail Kadaresë edhe në Bibliotekë
-
Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë me emrin e tij