Prishtinë, 12 tetor - Institucioni që ka marrë nën mbrojtje “Shtëpinë e përshpëritshme” në Shtime është bërë shkas që të ndërhyhet jashtëligjshëm në këtë monument. Objekti dykatësh i ndërtuar më 1923 ka marrë pamje tjetër. E kjo është bërë me paratë e Ministrisë së Kulturës.
Ky institucion që vetë e ka marrë nën mbrojtje këtë ndërtesë, ka financuar rinovimin e saj, ku edhe janë bërë ndërhyrje pa kurrfarë lejeje nga institucionet e trashëgimisë kulturore, gjë që bie ndesh me Ligjin për trashëgimi kulturore. Përderisa zyrtarët e Ministrisë së Kulturës mundohen të shfajësohen se nuk kanë udhëhequr procedurat e prokurimit, ata të Komunës së Shtimes thonë se do t’i bëhet një zgjidhje kësaj çështjeje.
Në shtator të këtij viti Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka marrë vendim për ndërprerjen e punimeve, por një gjë e tillë deri të mërkurën nuk ka ndodhur. Shtëpia është izoluar me stiropor prej tetë centimetrash, dhe ka marrë ngjyrë të bardhë. I është ndërruar kulmi e po ashtu punime janë zhvilluar edhe në brendësi. MKRS-ja vitin e kaluar e ka futur në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme (gjerësisht, sot në “Kohën DSitore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Heshtja” e institucioneve të trashëgimisë cenon monumentin në Pejë
-
Shteti në tentimin e katërt për restaurimin e monumentit midis Prishtinës
-
Hetim për shkelje e korrupsion me shumëkatëshe te Kisha monument në Pejë
-
Shumëkatëshes te xhamia “Taftali” në Pejë i ndalohen punimet për së dyti
-
Ish-shtypshkronja “Rilindja” e kapluar nga zjarri pret vlerësimin e dëmeve