Komuna e Prishtinës nuk e ka një strategji sesi ta shpenzojë buxhetin që e ndan për art në hapësira publike tash e disa vite me radhë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Edhe për sivjet, njësoj sikurse vitin e kaluar, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e këtij institucioni i ka të ndara 50 mijë euro, të dedikuara për të mbështetur atë që njihet si “street art”. Por megjithëse kanë kaluar tre muaj që nga fillimi i vitit, kjo drejtori ende nuk i ka finalizuar diskutimet me artistë të kryeqytetit për një projekt të përbashkët në këtë drejtim.
Diskutimet me artistë ishin paralajmëruar qysh më 2016, kur në krye të Drejtorisë për kulturë në kryeqytet ishte Saranda Bogujevci.
Yll Rugova, drejtor aktual i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, e ka dhënë një përgjigje të ngjashme me atë të pararendëses së tij kur është pyetur nëse Komuna e Prishtinës ka plan konkret sesi ta shpenzojë buxhetin e paraparë për t’i dhënë ngjyrë imazhit të kryeqytetit.
“Ne i kemi të buxhetuara 50 mijë euro për art në hapësira publike, një pjesë e së cilave do të përdoret edhe për grafite, skulptura, mozaikë dhe relieve. Jemi në diskutim me artistë të Prishtinës për projekte të përbashkëta në këtë drejtim”, ka thënë Rugova... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prishtina me plan konkret për art në hapësira publike
-
Rama për “Arkitektin e Kryeqytetit”: Shumë gjëra janë buxhetuar, por s’ka projekte
-
Komuna e Prishtinës me tender 50 mijë eurosh për 26 murale
-
Kultura – periferike në programet e partive politike
-
Komuna e Prishtinës do të ndajë 170 mijë euro për projektet e kulturës