Mbyllja e shuarja e Muzeut Etnologjik të Prizrenit ka mbetur pezull deri në një vendim të radhës që do ta marrë Komuna, shkruan sot Koha Ditore.
Ky institucion nuk e ka rikthyer objektin që menaxhohet nga shoqata numizmatike shqiptare “Demastion”, as pas përfundimit të ultimatumit prej një muaji që kishte dhënë për dorëzimin e lirimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fillim të dhjetorit “Demastion” alarmoi me një reagim për mbylljen e këtij muzeu me vendim të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Shoqata i kishte bërë kërkesë Komunës për vazhdim të Memorandumit të Mirëkuptimit, por autoritetet komunale u kishin kërkuar lirimin e objektit monumental që mbrohet si “Shtëpia e Musa Shehzades” në Qendrën Historike të Prizrenit, e të cilin kjo shoqatë e ka nën menaxhim tash e pesë vjet. Komuna e Prizrenit do ta mbajë pezull këtë çështje së paku deri në javët e para të janarit të 2019-s.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)