Muzika e filmit është pak më e vjetër sesa 100 vjet, por kjo kohë mjafton për t’u zhvilluar çfarëdo forme arti.
Në aspektin e muzikës, adhuruesve të filmit nuk po ju ofrohet ndonjë gjë e re, përcjell Koha Ditore sot artikullin e Tim Greiving, për Washington Post.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor nëse mund të merren për bazë të nominuarit e këtij viti për çmimin “Oscar”, edhe në këtë fushë do të ketë risi. Justin Hurwitz, i cili ka fituar çmimin e “Academy Awards” është vetëm 32-vjeçar dhe muzika e tij për filmin “La La Land” ka qenë e treta që ka bërë ai për një film artistik. Mica Levi, 30 vjeç, ishte nominuar për filmin “Jackie”, që ka qenë kolona e dytë zanore e saj për një film artistik. Kompozitori i filmit “Moonlight”, Nicholas Britell, 36 vjeç, për të parën herë kompozoi muzikë për film më 2015.
Por këta kompozitorë të rinj nuk janë të vetmit që janë bërë të rëndësishëm. Këta, bashkë me disa të tjerë, janë duke e tundur tingullin e Hollywoodit. Kolonat zanore të filmave kanë nisur të kenë personalitet përsëri. Kolona zanore e Levi, për filmin “Jackie”, me dridhjet e ndrojtura të zërit, ishte disi ndarëse, por kjo sepse njerëzit e vërejtën atë.
Kompozitorja e lindur në Londër ishte shkolluar për kompozim klasik, por deri vonë ishte më së shumti e njohur si “Micachu”- kreatore e muzikës eksperimentale pop. Ajo e solli qasjen e saj unike tek regjisori kilian Pablo Larraín, në filmin që pasqyron zinë e zonjës së parë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)