Portreti i Bekim Fehmiut do të qarkullojë gjithandej botës me pullat postare të Serbisë. Aktori shqiptar me nam botëror është në mesin e tetë artistëve, figurat e të cilëve janë përfshirë në serinë e pullave portare të titulluar “Kolosët e teatrit serb”.
Këtë seri Posta e Serbisë e ka nxjerrë në qarkullim prej së martës, kur edhe është bërë përurimi i saj, në teatrin “Atelje 2012” në Beograd, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShteti serb nxjerr një pullë postare me portretin e aktorit me nam tre vjet pasi këtë e ka bërë Kosova, por, për dallim prej asaj të shtetit fqinj, ku pos emrit të aktorit në cirilikë shkruhet edhe titulli i serisë, ajo e Postës së Kosovës pos fotografisë ka vetëm emrin e aktorit që u lind në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936 dhe ka vdekur në Beograd më 15 qershor 2010.
Krahas Fehmiut në serinë e pullave “Kolosët e teatrit serb” janë edhe portretet e aktorëve: Bora Todoroviq, Dragan Nikoliq, Ruzhica Sokiq, Olivera Markoviq, Nikola Simiq, Marija Crnobori dhe Vlastimir Stojilkoviq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.