Një dimër tjetër kishte pritur Biblioteka Kombëtare e Kosovës për sivjet. Për këtë i ishte premtuar qysh në ditën e pestë të prillit. Rrjedhja e ujërave atmosferike nëpër depot e librave e lagështia permanente planifikohej të evitoheshin në pjesën e dytë të vitit, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë siguri drejtuesve të Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani” ua kishte dhënë vetë ministri i Kulturës, Kujtim Gashi. Asokohe ai ishte treguar i pakompromis në raport me mundësinë e ndarjes së buxhetit. Rishikimi a bartja e mjeteve nga një tjetër projekt në atë për investime në Bibliotekë ishin “arma” e fortë e ministrit Gashit pas vizitës që kishte bërë në institucionin më të lartë bibliotekar në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor realisht nuk i ka shkrepur as njëra e as tjetra. “Burimet” natyrore të ujit do të vazhdojnë të jenë të pranishme në bodrumet e BKK-së të paktën deri në pranverë. Janë rreth dy milionë njësi bibliotekare që ky institucion i ruan si kujtesë të shkruar të shtetit më të ri në Evropë.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)