Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Koha” me të gjitha botimet në Panairin e Frankfurtit, që u hap dje

Një pyetje që gjen përgjigjen në shumë botime, ka shtruar kancelarja gjermane, Angela Merkel, në hapjen e ngjarjes më të madhe të librit në botë.

“Sa më e varfër do të ishte Gjermania pa ndikimin e kulturës franceze dhe sa më e varfër do të ishte Franca pa gjermanët?”, ka pyetur Merkel në hapje të Panairit të Librit në Frankfurt të Gjermanisë mbrëmjen e së martës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarisht panairi do të hapet për lexues të mërkurën, përderisa janë rreth çerek milioni vizitues. Shtandi i Kosovës tashmë është ngritur.

"Ne luftojmë për librat dhe kulturën tonë. Pa kulturë, nuk ka Evropë. Librat janë armët më të mira. Asgjë nuk është më efektive se libri. Libri gjëja më e çmuar që kemi në botën tonë”, ka thënë Macron, në Panairin që bën bashkë 7 mijë botues nga më shumë se 100 vende të botës.

Vizitorët e Panairit të librit në Frankfurt edhe sivjet do të kenë mundësi të vizitojnë edhe shtandin e shtetit më të ri të Evropës, Kosovës. Shtandi i ngritur nga Shoqata e Botuesve të Kosovës prezanton 120 tituj dhe 17 shtëpi botuese.

Nënkryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Besian Zeneli, ka thënë se është nder që Kosova të jetë pjesë e ngjarjes më të madhe të librit në botë.

Në mesin e botimeve që prezantohen nga Shoqata, janë edhe ato të Botimeve KOHA.

Menaxheri i shitjes në Grupin KOHA, Fidan Ymeri, ka thënë se edhe këtë vit në Frankfurt janë dërguar të gjithë titujt e rinj.

“Në mesin e tyre edhe librin e fundit të Veton Surroit, ‘Gorillat që s’i pamë’, i cili është në gjuhën shqipe dhe angleze. Po ashtu, është edhe “Muhamedi, një profet për kohën tonë” nga Karen Armstrong, ‘Mbretëresha e Malësisë’ Edith Durham dhe Ballkani” nga Marcus Tanner” dhe botime tjera”, ka thënë Ymeri. E veçanta e Botimeve KOHA në këtë ngjarje ndërkombëtare të librit është përkthimi i veprave në gjuhën angleze. Sipas Ymerit, qëllimi është që veprat të jenë të qasshme për lexuesit e huaj....

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.