Dy vjet pasi vetë Ministria e Kulturës kishte tërhequr Projektligjin për kinematografi nga Kuvendi i Kosovës, ky institucion ka bërë hapin e parë për të hartuar një tjetër. Është punuar një koncept-dokument, i cili ende nuk dihet se kur do të shkojë në Qeveri, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pas miratimit të tij nga Qeveria, MKRS-së do t’i jepet drita e gjelbër për të formuar një grup punues, i cili do të hartojë Projektligjin e ri për kinematografinë. Sipas praktikës së deritashme, është tejet e vështirë që projektligji të shkojë për miratim në Qeveri brenda këtij viti.
Feim Hoxha, drejtor i Zyrës ligjore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se koncept-dokumenti është punuar dhe janë mbajtur disa konsultime me institucionet qeveritare dhe grupet e interesit.
“Janë përfshirë edhe shoqatat e producentëve dhe të filmbërësve. Nëse ka nevojë do të mbajmë takime prapë. Kam insistuar që sa më shpejt të përcillet për në Qeveri dhe besoj që shumë shpejt do të përcillet. Projektligji zor se mund të shkojë në Qeveri brenda vitit”, ka thënë ai.
Ministrisë së Kulturës i janë dashur dy vite që ta rifillojë punën për Projektligjin i cili do ta zëvendësonte Ligjin aktual për kinematografi të miratuar më 2004.
Katër vjet punë kishte marrë hartimi i Projektligjit për kinematografinë që u tërhoq nga leximi i dytë në Kuvend, më 4 gusht të vitit 2016... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kinematografia bëhet me ligj të ri, ankesa deri në Kushtetuese
-
Projektligji për kinematografi drejt miratimit final, pavarësisht kritikave
-
“Pro Arte”: Projektligji për Kinematografi, burim i zhvatjes së buxhetit nga klanet e interesit
-
Ministria i kthehet ndryshimit të Ligjit për kinematografi
-
Muzetë e krijuesit mbesin pa ligj, kinematografia me rregulla të vjetra