Pandemia ia ka pamundësuar ta shënojë me ceremoni 20-vjetorin e punës, por ky nuk është problemi i vetëm me të cilin përballet kinemaja “ABC”. Rënia e vazhdueshme e numrit të shikuesve, mungesa e investimeve, e statusi i padefinuar janë telashet e kahershme
Njëzetvjetori i themelimit, kinemanë “ABC” e ka gjetur pa status të definuar dhe me rënie të shikuesve. Para dy dekadash kjo kinema ishte hapur për të qenë urë lidhëse e Kosovës me botën e filmit, ndërsa ky mision ndër vite është zbehur si pasojë e mosinvestimeve në teknikën e shfaqjes së filmave. Për herë të parë si kinema “ABC” ndezi projektorin më 24 maj të vitit 2000.
Për shkak të masave ndaj pandemisë, drejtuesit e saj nuk kanë arritur të organizojnë ceremoni për ta shënuar datën e themelimit. Në fakt, projektori është ndalur qysh më 13 mars si masë parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19. Rihapja e kinemave, ashtu sikurse edhe e teatrove, është paraparë me fazën e tretë të lehtësimit të masave, më 1 qershor. Por pandemia, nuk është telashi i vetëm i “ABC”-së, raporton KOHA.
Avni Dibraj, menaxher i marketingut në këtë kinema, numëron disa arsye për krizën me të cilën përballen.
Shitja dhe shkarkimi ilegal i filmave, si dhe futja e objektit të kinemasë në proces të privatizimit nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, sipas Dobrajt, janë faktorët e rënies së interesimit të publikut.
-
Shifra prej 300 mijë shikuesish në vit – shpresëdhënëse për kinematë
-
Qendra Kinematografike i kthehet thirrjes për propozim për “Oscar” pas dy vjetësh pa kandidat
-
Objekti i ish-“Kino Rinisë” në zjarr
-
Kosova e harroi propozimin për “Oscar”, sepse “kishte probleme me e-mail”
-
Qendrës Kinematografike i mbështillet filmi, hap çerek konkursi