Duke filluar nga 1 qershori, për katër muaj rresht, në Gjakovë planifikohen të shfaqen filma dhe dokumentarë, shfaqje muzikore dhe teatrale dhe të organizohen aktivitete tjera për të rinj si pjesë e Parkut Kulturor “Ali Podrimja.”
Parku Kulturor organizohet për herë të parë nga një grup i të rinjve vullnetarë të Gjakovës dhe do të mbahet në sheshin “Ali Podrimja” që ndodhet në qendër të qytetit në mes të hotelit “Pashtriku” dhe lumit “Krena”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIdeja e Parkut Kulturor është mbështetur nga Komuna e Gjakovës që ka dhënë sheshin “Ali Podrimja” në shfrytëzim për këtë projekt.
"Përmes kësaj komunikate për media, kërkojmë mbështetje financiare nga publiku në Kosovë dhe në diasporë që të na ndihmojnë të mbledhim 10,780 euro. Të hollat mund të dhurohen përmes fushatës crowdfunding në këtë link: http://kosovaideas.com/campaign/detail/286", thuhet në njoftimin për media të "Crowdfunding".
“Gjatë verës në Gjakovë ka shumë të rinj por pak aktivitete, nuk ka kinema dhe rrallë organizohet ndonjë koncert ku mund të mblidhen dhe të dëfrehen të rinjtë. Parku Kulturor synon që ta bëjë Gjakovën një qytet atraktiv për të gjithë banorët e saj dhe të ofrojë një verë të pasur me aktivitete kulturore”, tha Arber Lleshi, njëri nga organizatorët.
“Ne jemi të rinj vullnetarë me ide por pa buxhet. Andaj shpresojmë që publiku do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesën tonë për mbështetje financiare”.
Projekti është organizuar nën ombrellën e organizatës joqeveritare “GjakovaBasel” që promovon bashkëpunimin me diasporë në fusha kulturore dhe shoqërore.