Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” nuk është në ditë të mira. Problemet financiare kanë prekur goxha këtë organizim, që për nga natyra është unik në Kosovë. Pavarësisht halleve që kanë, shkrimtarët e letërsisë për fëmijë në baza vullnetare janë duke u munduar që ta mbajnë gjallë ngjarjen që prek direkt shkollat. Të premten, Karvani ka ndarë edhe çmimin “Ymer Elshani”, shkruan sot Koha Ditore.
Si librin më të vlerësuar midis edicionit XVIII dhe XIX kanë shpallur veprën me tregime “Kacafytja me ujkun” të Astrit Bishqemin. Juria e kryesuar nga Ramadan Musliu, dhe anëtarët Xhevat Syla dhe Ibrahim Kadriu kanë ardhur në përfundim se vepra e shkrimtarit e studiuesit Bishqemi është një kontribut autorial, ku shkrimtari gërsheton subjekte të përvojës reale me ato imagjinare.
“Ai hap horizonte noveliste dhe fëmijëve u hapen horizonte të reja. Ky Çmim është firmues për shkrimtarët”, ka thënë Ramadan Musliu derisa ka folur në emër të jurisë.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Letërsia për fëmijë në Kosovë ka traditë e shpresë për gjeneratë të re
-
Letërsia vendore për fëmijë nën hijen e përkthimeve
-
Panairi i Librit mbyllet me efektin e krizës ekonomike
-
Karvani në edicionin jubilar në kujtim të Agim Devës
-
Fron Zherka, 9-vjeçari që po ndihmon fëmijët me autizëm përmes poezisë