Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Karriera e Ramë Lahajt, inspirim për rrugën drejt botës muzikore

Sukseset e njëpasnjëshme nëpër skena të mëdha botërore të operës, i dhanë tenorit kosovar Ramë Lahaj epitetin e një zëri premtues e me një të ardhme të ndritur.

Ka kohë që e ka dëshmuar këtë. Bagazhin artistik që e fitoi gjatë kësaj kohe, e shpalosi para publikut kosovar të martën, për herë të parë pas një mungese prej shtatë vjetësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lahaj, është një shembull i suksesit pak i pazakontë në fushën e muzikës dhe historia e tij mund të shërbejë si inspirim për të gjithë ata që duan të ndjekin ëndrrat e tyre.

Ishte 20-vjeçar kur vendosi që të merrej me këndim, ani pse deri atëherë nuk kishte kurrfarë përgatitjeje muzikore. Shpresat për t’u marrë me muzikë ia kishin shuar pedagogët në Prishtinë e Tiranë. Por nuk u ndal.

Sot, pasi është shpërblyer me çmim në garën prestigjioze “Operalia” me vendin e tretë, pas debutimeve në Australi, Francë, Gjermani, Rusi e vende të tjera në skenat më të mëdha të operës, thotë se ende e ndien veten si “parashutist në këtë profesion”.

Edhe Lahaj: Me Festivalin e Operës synohet promovimi i gjithçkaje për kulturën Kulturë Lahaj: Me Festivalin e Operës synohet promovimi i gjithçkaje për kulturën

Lahaj, suksesin e tij e arsyeton me punë dhe përkushtim të madh. Në këtë formë inkurajon edhe të rinjtë kosovarë që të ndjekin ëndrrat e tyre.

Tenori me nam ka ardhur në Kosovë me ftesën e Bashkimit Evropian dhe shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. U rikthye me një koncert recital në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, i cili u quajt “Europe in His Heart/ Pride to Kosovo (Evropa në zemrën e tij/ Krenari për Kosovën)” për të shënuar Ditën e Evropës, si mysafir special në kuadër të një programi që nisi me 3 dhe përfundon sot, organizuar nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ku u mbajt konferenca e së martës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)