Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Karantinë shumëngjyrëshe, rrëfimi i artistit shumëdimensional, Arben Shala

"Unë du një herë me pa punimin, me bo wow, tani me dit kush e ka bo"!..

Ky është Arben Shala, artisti shumëdimensional, i cili hapësirë të vetme ekspozuese i ka muret e shtëpive të miqve dhe familjarëve.

Udhëtimi i tij artistik, nga piktura te skenografia, nga murali te ilustrimet, shenjat e para i ka dhënë para 18 vitesh.

Qysh atëherë, Shala, çdo herë është në kërkim të artit që i plotëson shpirtin por nuk e lë as xhep të zbraztë.